Nëse nuk e mbani në mend, Blerim Muharremi i propozoi martesë të dashurës së tij Afrona Dikës, në një edicion special të emisionit Prive për vitin e ri.
Në Prive Reality i udhëhequr nga Liberta Spahiu, produksioni vendosi ta surprizojë Bleron me praninë e Afronës e cila mori një propozim martese.
Dhe që atëherë kanë kaluar disa vjet, e çifti përfundimisht po e kurorëzojnë fejesën e tyre me martesë.
Dasma do mbahet me 21 shtator në Ranën e Hedhun në Shqipëri, ndërsa këtë të shtune në Prive, Blero tregon detajet e dasmës.
Ndërsa tani që kanë mbetur edhe 3 muaj nga martesa, ai ka një gjë për të thënë:
“Që kur jam ulur në dy gjunj dhe i kam propozuar Afronës, e kam ditur se jam gati”, thotë në njërën nga deklaratat e tij Blero. /Prive.al