Si planifikon t’i mbushë xhepat Dafina Zeqiri?

By

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka tash e një kohë që po ndjek ëndrrën e suksesit ndërkombëtar në Amerikë.

Sado që tashmë fama në trojet shqiptare nuk është se përbën interes të madh dhe projektet janë më të rralla në numër, këngëtaren është një gjë që s’po e ndan nga vendi i origjinës – koncertet.

Pasi erdhi në Kosovë në mes të Korrikut për një tur të madh që shpesh kapte edhe dy data brenda një mbrëmjeje, një varg të tillë të koncerteve Dafina do e zhvilloj sërish, tashmë me rastin e festave të fundvitit.

Duke qenë se vazhdon të mbetet ndër emrat më të kërkuar, duket se këngëtarja do t’i mbushë xhepat mjaft mirë për t’u rikthyer sërish në Amerikë, atje ku shpërthimi artistik duket se është thjesht çështje kohe. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm