Reperja e famshme Cardi B dhe reperi Offset i kanë thënë “Game Over” lidhjes së tyre.
Artistja 26 vjeçare, ka vendosur që lajmin ta japë vet në Instagram të martën mbrëma, duke dhënë se ajo dhe reperi fatkeqësisht i kanë dhënë fund çdo gjëje.
“Gjërat nuk kanë funskionuar në mes nesh për një kohë të gjatë dhe s’është faji i asnjërit, thjesht mendoj që na u harxhua dashuria”, ka thënë Cardi. “Por ne nuk jemi më bashkë”.
Vetëm pak ditë para se të jepej ky njoftim, Offset dhe Cardi janë parë duke u puthur derisa kanë performuar bashkë në Jingle Ball të këtij viti në Los Angeles.
Dyshja në fshehtësi ishin martuar në shtator të vitit 2017, mirëpo nuk e kishin bërë publik lajmin deri në Qershor të 2018-tës.
Në Korrik, ata janë bërë edhe me një vajzë të quajtur Kulture. /Prive.al
https://www.instagram.com/p/Bq_pb64Fzl8/