Paparazzi: Lumi&Kaderi në momente intime në Spanjë (FOTO)

By

Kaderi e Lumbardhi, çifti i Big Brother VIP Kosova 2, prej disa ditësh po shijojnë pushimet në Spanjë.

Ato janë të mundësuara nga ArtMotion, si një premtim i dhënë e i mbajtur në finalen e spektaklit ku Lumbardhi u shpall fitues sipas votave të publikut.

Për eksperiencën, ata folën në një lidhje LIVE me programin Kosova Today teksa edhe fotografitë në rrjete sociale nuk kanë munguar.

E po aq të dashuruar janë edhe në shkrepjet nga të tjerët.

Në një foto paparazzi që po qarkullon në rrjet, çifti shihen në momente intime vetëm të dy krah njëri-tjetrit duke shijuar plazhet e Spanjës.

Kujtojmë se përgjatë këtij projekti, ata kanë pasur mundësinë të takojnë edhe futbollistin e njohur Vedat Muriqi i cili është një prej yjeve të ligës spanjolle të futbollit, ndër më të fortat e më të ndjekurat në glob. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm