Janë bërë një vit që kur pandemia goditi edhe Kosovën, duke shkaktuar humbje të mëdha sidomos në industrinë e hotelerisë dhe gastronomisë.
Prive ka folur me Dekor Sahitin, pronar restoranti dhe klubi, i cili potencon se pati humbje të mëdha dhe pasoja zingjirore.
“Tash në mars po bëhen një vit që është ndërprerë aktiviteti për klubet si dhe restorantet e dasmave. Këto janë një degë e gastronomisë e cila nuk ka punuar fare që një vit”, duke theksuar që kafenetë dhe baret nuk patën po të njëjtin fat meqenëse punonin me orare shumë të reduktuara.
“Por marrë si një total, si një fushë e tërë e gastronomisë dhe gjërat të cilat lidhen me gastronominë kanë një humbje mjaft të madhe, përfshi edhe një pjesë zingjirore të bizneseve të tjera që lidhen me to”, shton më tej Sahiti.
Si ndikoi pandemia në përgjithësi në industrinë e argëtimit? Materiali i mëposhtëm ju sjell shumë deklarata. /Prive.al