Pamja shumë e përfolur e Meghan Markle, kaq i kushtoi nuses mbretërore vetëm grimi

By

Aktorja e famshme amerikane Meghan Markle, që tani u bë pjesëtarja më e re e familjes në Britani të Madhe duke marrë epitetin Dukesha e Suseksit, u përfol shumë për pamjen e saj ditën e dasmës.

Image result for meghan markle bride

Ajo, u shfaq tejet natyrale në vellon e nusërisë dhe dukja e saj u shndërrua në temë diskutimi globalisht, e edhe në Kosovë.

Por sa i ka kushtuar ajo pamje nuses mbretërore?

Image result for meghan markle bride

Edhepse dukej që ajo s’kishte fije grimi në fytyrë, e vërteta është se në pamjen e saj janë harxhuar me mijëra dollarë, përfshirë fustanin e elementet tjera të dasmës.

E vërteta është që Markle, kishte harxhuar mbi 18 mijë dollarë vetëm në grimin e saj dhe flokët, pavarësisht se dukej e sapo dalë nga dushi e vetëm ujë e sapun.

Në anën tjetër, Vogue shkruan se vetëm për veshjet e shoqërueseve të nuses e dhëndrit janë harxhuar afër 30 mijë dollarë, ndërsa muaji i mjaltit ciftit do t’i kushtojë 221,172 mijë dollarë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm