Pasditja e sotme riktheu në skenë këngëtaren Adelina Ismaili e cila zbarkoi nga Zvicra në Kosovë për të përkrahur LDK-në, partinë e saj të zemrës.
Tubimi masiv në Gjilan për kandidatin Lutfi Haziri ishte arsyeja që diva performoi në skenë pas shumë kohësh.
E për të parën herë, ajo ishte e shoqëruar nga djali i saj, Uliksi të cilin e përmendi kur e përfundoi performancën duke potencuar se e ka djalin me vete.
E një foto për të na shuar kurreshtjen është postuar nga gazetarja Sasa Hoda, e cila nga prapaskenat shfaqet me Uliksin e vogël, Zanin dhe Adelinën.
‘Emocion i vecantë kur takon divën e shqiptarisë, idolin e fëmijërisë’ – shkruan mes tjerash Sasa në postimin e bërë.
Se shkëlqejnë, kjo nuk do koment! /Prive.al/