Buckingham Palace publikoi një përditësim mbi shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth të martën, duke njoftuar se 95-vjeçarja po anulonte angazhimet e planifikuara virtuale për atë ditë. Deklarata erdhi vetëm dy ditë pasi u konfirmua se sovrani kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Meqenëse Madhështia e Saj ende po përjeton simptoma të lehta të ngjashme me të ftohtin, ajo ka vendosur të mos ndërmarrë angazhimet e saj virtuale të planifikuara sot, por do të vazhdojë me detyra të lehta”, thuhet në deklaratë.
Pallati tha të dielën se mbretëresha kishte rezultuar pozitive për COVID-19 dhe “po përjetonte simptoma të lehta të ftohjes”, por se ajo pritej “të vazhdonte detyrat e lehta në Windsor gjatë javës së ardhshme”. /Prive.al