Nuk ka shumë kohë prej se Xhensila Myrtezaj u bë nënë.
Ajo solli në jetë vajzën me emrin Aika, të cilën e ka me bashkëshortin e saj Bes Kallaku.
Edhe pse nuk është aktive në muzikë, këngëtarja bën postime të shumta në rrjetet sociale.
Sot ajo vendosi të na tregojë format e saj me anë të një videoje në palestër.
Xhensila dokumentoi se i ka hyrë punës për t’i kthyer format 100% siç i ka pasur edhe pse na habiti me fizikun e saj që është perfekt.
Kujtojmë që kënga e saj e fundit është ajo me Ardian Bujupin e cila ka arritur miliona klikime në youtube dhe u cilësua si njëra ndër hitet më të mëdha të kësaj vere./Prive.al