Vetëm pak ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkëshortja e Valdrin Sahitit, Edita solli në jetë vajzën e dytë të cilën çifti vendosën ta quajnë Paris.
Teksa Edita është ende në ditët e para pas lindjes së vajzës, një tragjedi ka goditur familjen e saj.
Në mënyrë të papritur është ndarë nga jeta babai i saj.
Lajmin e kanë konfirmuar përmes postimeve në rrjete sociale Edita dhe Valdrini.
“Oh bre bab me shkuarjen tënde shkoi edhe gjysma ime. Përjetësisht në zemrën tem bab” – është shprehur Edita me një foto të babait të ndjerë dhe vajzës Bella.
Një reagim publik e ka bërë edhe dizejnatori Sahiti. Ai mes tjerash është shprehur:
“Editës ju pre buzëqeshja, ju shua feneri i jetës përgjithmonë. Bellës do t’i mungojë përjetësisht gjyshi i saj i preferuar dhe Paris nuk do ketë fatin që ta mbajë qoftë dhe vetëm një herë në krahë.Po na le për një botë ë të mirë me kujtime dhe mbresa të bukura”.
Ngushëllimet më të sinqerta! /Prive.al