Dy vajzat shqiptare, ishin dy nga protagonistet kryesore mbrëmë në ndarjen e çmimeve Grammy.
Dua Lipa e Bebe Rexha, po i jepnin zë edhe bagazhit të tyre etnik meqë ato vazhdimisht kanë potencuar se vijnë nga familje shqiptare, dhe kjo bëri që vëmendja e audiencës shqipfolëse të jetë e fokusuar në këtë ngjarje.
Dhe ajo që na la përshtypje është dreka e Bebe Rexhës, tipike si një tryezë shqiptare.
Një pjatë me domate e bukë me ajvar, ishte ushqimi që kishte zgjedhur të hante ajo pak para se të nisej për në Grammy ku kishte disa nominime.
Gjithsesi, ajo nuk ka fituar një çmim por është Dua Lipa ajo që ka arritur të marrë 2 çmime Grammy nga katër sa ishte e nominuar, duke bërë kështu histori në muzikën shqiptare meqë është e vetmja shqiptare që për muzikë ka një çmim kaq prestigjioz. /Prive.al