Pak para nisjes së koncerit, Miriam Cani ka disa fjalë për Alban Skenderajn

By

Erdhi dita!

Sot dhe nesër, mbahet koncerti recital i Alban Skenderajt në Tiranë, me titull “Nën yjet e Tiranës” – një koncert i njëjtë me atë në Prishtinë që pati një numër të madh të njerëzve.

Edhe pse gjithçka ishte planifikuar për një natë, kërkesat e shumta për të qenë pjesë e kësaj nate nga njerëzit, ka bërë që Albani ta realizojë edhe një natë të dytë, atë nesër në të njëjtin vend, tek Amfiteatri i Liqenit.

Pak para nisjes së natës së sotme, Miriami, bashkëshortja e tij pati disa fjalë.

“Sot dhe nesër, dielli dhe yjet do të ndriçojnë vetëm për ty. Suksese dashuria ime”, ka shkruar ajo, duke etiketuar Albanin.

Nëse nuk ju kujtohet, Alban zbuloi shtatzëninë e Miramit në koncertin e mbajtur në Prishtinë, duke treguar ekskluzivisht se po presin të bëhen prindër për herë të dytë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm