Paditë drejt gjykatës, flet avokati i Gjikos, Kujtim Kërveshi!

By

Reperi Gjiko reagoi sot për herë të parë pas disa lajmeve që qarkulluan javën që lamë pas në lidhje me një ngjarje të vitit 2015.

Ai quajti të gjithë rrëfimin një të pavërtetë të sajuar.

Përmes Instagramit, Gjiko foli edhe për padi në drejtim të dy mediumeve që kanë qarkulluar lajmin.

I kontaktuar nga Prive.al, avokati i Gjikos, Kujtim Kërveshi konfirmoi paditë duke u shprehur:

“Ashtu siç është deklaruar vetë z. Gjikolli, bëhet fjalë për dy padi civile ndaj mediumeve të shkruara në Kosovë të cilat përmes shkrimeve kanë cënuar integritetin personal të z. Gjikolli dhe jo vetëm. Andaj, z. Gjikolli ka zgjedhur që t’i përgjigjet kësaj teme përmes gjykatës dhe ne presim një gjykim efikas. Për momentin rezervohem të komentoj përmbajtjen tutje meqë palët do të njoftohen me kohë përmes aktvendimit të gjykatës kur të pajisen me shkresat ë lëndës dhe e kuptojnë se çfarë shkelje të ligjit kanë bërë”.

Ndryshe, në reagimin e tij të parë publik, Gjiko u shpreh besimplotë që drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë e tij. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm