Me buzëqeshjen vesh më vesh dhe duke rrezatuar lumturi, aktorja e famshme kosovare mbrëmë në Nd’rrimin e Natës, foli për takimin me bashkëshortin e saj Adonis Morinën.
Dyshja që kanë më shumë se dy vjet të martuar dhe janë prindër të një vajze me emrin Kaia, ishin njohur në palestër pasi që Teuta kishte vendosur ta formësonte trupin, pasi do luante një skenë nudo në një film.
Dhe derisa po e rrëfente këtë histori të bukur dashurie, ajo e tha se aq me vlerë është Adonisi në jetën e saj, sa nuk e kupton se si ka jetuar pa të deri më tani.
“Unë nuk e di se cfarë kam bërë kur s’e kam pasur Adonisin”, ka thënë Teuta Krasniqi, në intervistë me Alaudin Hamitin në Klan Kosova. /Prive.al