Të qenurit në shoubiz është pa dyshim e vështirë.
Një terren që kërkon angazhim të vazhdueshëm, kujdes nga rrethi e jo vetëm natyrisht se s’mund të përballohet vetëm.
E edhe Elvana Gjata, ka bashkëpunëtorin e saj, roli i të cilit është krucial.
Bëhet fjalë për AndyGramm, me të cilin bashkërrugëtuan edhe në ‘Threedots’ dikur, njëherë e një kohë, e që të pandashëm janë edhe sot, në kapitullin e ri.
Rolin e Andyt, këngëtarja e ka shpërfaqur më së miri përmes një postimi në Instagram ku ndan këngën e re ‘Mike’.
‘Çfarë do bëja unë pa ty?’ – shprehet Elvana duke iu referuar menaxherit të saj, Andit. /Prive.al