Vorbulla e gjithë moderatorëve të mundshëm të “Big Brother Vip”, që nisi me Ledion Liçon, vazhdoi me Luana Vjollcën e shkoi deri tek Dojna Mema pak ditë më parë, sot “mori me vete” edhe emrin e Ori Nebijajt. U tha se prezantuesja e spektaklit të famshëm do të jetë moderatorja e “Wake Up”.
“Nuk është aspak e vërtetë. Deri më tani nuk kam pasur asnjë bisedë në lidhje me “Big Brother Vip” nga drejtuesit e Top Channel. Do të ishte një super sfidë dhe eksperiencë”, ka thënë Nebiaj për revistën shqiptare Anabel, transmeton Prive. /Prive.al