Dua Lipa nuk ndalet së grumbulluari para për fondacionin e saj në Kosovë! (FOTO)

By

Ky vit për yllin kosovar, Dua Lipa, ka qenë një ndër vitet më të suksesshëm, teksa ishte e angazhuar në koncerte të shumta duke sjellur edhe projekte mjaft  serioze.

E ftuar në emisonet më të famshme, Dua Lipa, nuk harronte asnjëhër të përmendte vendin e saj, Kosovën, e duke treguar që gjithçka filloi në vendilindje, për të vazhduar më pas në Londër.

Mbrëmë ajo mbajti edhe koncertin e fundit në Belgjikë, duke përmbyllur kështu një vit plot me suksese.

Në fotografinë e postuar në istagram Dua ka një çek prej 15.000 euro që tregon se janë para të grumbulluara për ‘Sunny Hill Foundation’.

Të gjitha mjetet e grumbulluara do të ndihmojnë të rinjët e Kosovës në fusha të ndryshme të artit, e për më shumë rezultate, dhe se çfarë funksioni do të ketë ky fondacion, Dua tregon që do ta kuptojmënë vitin 2017, teksa shuma në fjalë i shtohet edhe 100,000 eurove të grumbulluara nga koncerti në Prishtinë shifër të cilën e konfirmoi babai i Duas në emisionin Ora 7 në Klan Kosova. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm