Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka përjetuar dje momente aspak të mira pas mesnatës.
Rozi që kishte shkuar në Selanik për fundjavë ka bërë një gabim që ndodh shpesh gjatë vozitjes në mungesë sinjalistike duke u larguar 250 kilometra nga Selaniku.
E gjendur në mesnatë në një vend të panjohur, pa benzinë në veturë, këngëtarja ka zgjedhur Instagramin për të kërkuar ndihmë.
‘Nuk di te them sa u terrorrizova. Ku jam o shoke di njeri te me thote cfare rruge duhet te ndjek qe te kthehem?! Ketu qenka nje vend turistik benzinata hapet ne 8 te mengjesit’ – ka deklaruar Rozana në postimin që si epilog ka pasur dhjetëra komente nga miq e fansa.
Por, kanë qenë disa djem shqiptarë ata që pasi e kanë parë në Instagram urgjencën e Rozit kanë marrë rrugën drejt Metsovës duke e gjetur këngëtaren dhe duke e ndihmuar.
Orët e tmerrshme për Rozanën, fatmirësisht patën një fund të mirë. /Prive.al/