Bashkëpunimi i Dhurata Dorës dhe këngëtarit Maitre Gims, ka rezultuar mjaft i suksesshëm që në ditët e para të publikimit të këngës.
Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja publikoi suksesin e këngës, e cila për dy javë publikimi, ka arritur 20 milionë klikime në Youtube.
Ndyshe këngëtari, në një deklaratë është shprehur për veten e tij, duke e quajtur “Si një fans të Dhuratës”.
“E njoh atë tash e sa kohë, dhe e doja një projekt me të. Ajo është dikush që dua ta prezantoj në Francë, sepse ka talent”, u shpreh Gims në një intervistë për NRJ Radio. /prive.al