Aktorja e njohur nga Shqipëria, Olta Gixhari, kohëve të fundit ka ditur të jetë mjaft aktive si në profesionin e saj ashtu edhe në rrjete sociale duke u shndërruar shpeshherë edhe në kryetitull të mediave rozë.
I gjithë ky aktivitet me vete ndonjëherë mbart edhe disa anë negative.
Vëmendja e madhe e fituar së fundmi ka bërë që Olta të bëhet cak i sulmeve kibernetike nga disa njerëz.
Aktores kanë arritur t’i thyejnë faqen e Facebookut e cila më pastaj përmes Instagramit tregoi se i ndodhi një gjë e tillë mes tjerash duke kërkuar edhe ndihmë. /Prive.al/