Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari dje festoi ditëlindjen e 34-të.
Ajo sot njoftoi përmes Instagramit se është surprizuar nga i dashuri i saj përmes një letre romantike në të cilën ai ka shkruar: Jam njeriu më i lumtur me ty pranë. Të dua.
Olta më pas ia ktheu publikisht dhe tha: “Të dua i shtrenjti im”.
Aktorja aktualisht është shtatzënë në javën e 34-të dhe pritet të bëhet nënë për herë të parë.
Urime./Prive.al