Nuk do jetë vetëm një serial televiziv, por për serialin “O sa mirë”, ka edhe plane të tjera.
Edi Kastrati, njëri nga aktorët kryesorë e po ashtu drejtor në Teatrin Profesional të Gjakovës, ka treguar se ka plane që gjatë muajve në vazhdim, seriali të adoptohet edhe në një shfaqje teatrale.
Ai ka rrëfyer në Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova, se pritet të bëhet gati skenari dramaturgjik në mënyrë që “O sa mirë” të shfaqet edhe në dërrasat e teatrit.
“Po e them këtu ekskluzive. Sot e kemi pasur takimin e parë në orën 16:00. Për një nismë të një shfaqjeje teatrale, e cila do e përfshijë kastën e vjetër të aktorëve. Besojmë që do shfaqet në të gjitha qytetet e Kosovës”.
Përndryshe, pritet që pjesa e dytë e këtij sezoni të “O sa mirë”, të nis të dielën në Klan Kosova, me episodet e rinj. /Prive.al