Një ndër serialet më të suksesshme shqiptare ‘O sa mirë’ fillon së shpejti sezonin e katërt të tij.
Ekipi realizues ka nisur sot xhirimet për premierën e edicionit të katërt që nis të hënën me 12 tetor në kanalin T të platformës Digitalb.
Janë paralajmëruar ndryshime dhe risi në kastin e aktorëve duke ndërruar edhe role të personazheve por asnjëherë duke mos i ikur identitetit të strukturës së këtij prodhimi televiziv.
Ndryshe, ‘O sa mirë’ me formulën e bashkimit të shqiptarëve në një serial përmes situatave komike rezultoi me një shikueshmëri absolute duke pasur shpeshherë si mysafirë edhe fytyra publike të skenës shqiptare. /Prive.al/