Nusret “Salt Bae” Gökçe dështon në New York!

By

“Salt Bae Burger New York” në pronësi të kuzhinierit/influencuesit turk Nusret Gökçe, u mbyll këtë muaj me një tabelë në derën e tij ku thuhej se “po zhvendosej në një vend të ri”.

Sipas DailyMail kjo vjen pasi kritikët e cilësuan këtë filial si ‘restorantin më të keq’ të qytetit me ‘të gjithë sharmin e një hangari aeroplani’.

Menyja e zinxhirit të burgerëve do të vazhdojë të shërbehet në një adresë tjetër të Nusr-Et Steakhouse, kompania mëmë e “Salt Bae Burger”, tha një zëdhënës i markës për Eater NY.

“Salt Bae Burger New York” u hap në 220 Park Avenue South, pranë Union Square Park, vetëm një muaj përpara se pandemia të mbyllte restorantet për ngrënie të brendshme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm