Reperi Arkimed Lushaj i njohur me nofkën artistike Stresi bashkoi forcat me këngëtaren Eli Fara në Festivalin e Këngës.
Bashkimi interesant i forcave u pëlqye nga publiku por jo mjaftueshëm nga juria sa për t’u kualifikuar në finale.
Kënga e Stresit dhe Eli Farës nuk do jetë të Dielën pjesë e finales dhe pas këtij zhvillimi, vetë reperi i është drejtuar fansave, pa hatërmbetje.
Përmes Instagramit ai ka deklaruar:
‘Ju falenderoj perzemersisht te gjitheve qe na suportuat. Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s’ka asgjë më artistike se sa të duash të tjerët … Urime Te gjithe finalisteve e meritonit @elifaramari Mos U merzit ne kemi publikun me vete ska me finale se kjo . Mbi gjitha ishte privilegj te punoje me ty @veragrabocka. Artist Nuk Behesh nga nje Çmim ne jemi ne shpirt te tille’