Nuk shkruan shpesh për të: Shpat Kasapi s’ia del dot pa i thënë këto fjalë

By

Njëri prej personave më të rëndësishëm në jetën e Shpat Kasapit, feston sot ditëlindjen.

Në orët e para të kësaj të mërkurë, këngëtari shfrytëzoi Instagramin për t’i shkruar disa fjalë për nënën e tij, për të cilën nuk shkruan shpesh.

“Mbretëresha ime urime ditëlindjen, te urojë shumë shëndet lumturi begati e suksese në jetë.

Nuk shkruaj per ty shpesh sepse atë dashuri qe kam per ty mami dua ta mbaj vetëm per vehte, por sotë nuk ja dal dot pa ti then keto fjalë.

Ti e din që për mua je shtylla e jetes, dhe më ke ndejtë pranë gjithmonë, më ke këshilluar më ke mesuar, më ke kritikuar sa e sa here por nje gjë e di qe qdo fjalë e jotja dhe qdo gjë qe më ke thëne më ka dalë në jetë.

Ti nuk je vetem mamja ime, por je shoki i jetës time.

Festofsh gjithmonë shpirtë”, shkroi artisti nën fotografinë e nënës”.

Në anën profesionale, Shpati nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri prej “Aroma e saj” për të cilën u tha se ishte dedikim për të dashurën aktuale./Prive.al

Artikuj të ngjashëm