Moderatorja, Fjoralba Ponari ka pak kohë që ka bërë lidhjen e saj publike. Personi që i ka marrë zemrën quhet Franci dhe nuk është i njohur për publikun.
Ajo ka treguar se partnerit të saj nuk i pëlqen shumë vëmendja, ndaj ajo nuk shfaqet shumë shpesh me të në rrjete sociale.
E kështu, një nga ndjekësit e saj i shkroi duke i thënë se ky fakt do e vështirësojë lidhjen e çiftit dhe më e mira është që t’i jap fund.
“Unë mendoj që një vajzë ekrani me 1 djalë të thjeshtë që s’do të ekspozohet nuk shkojnë mirë të ndahen”, i shkroi ndjekësja moderatores.
Ponari nuk nguroi t’i kthente përgjigje duke i shkruar, “Ne të zotët e punës mendojmë ndryshe… ti pse shqetësohesh?” /Prive.al