Nuk arriti të shkojë në finale, por publiku në Itali ‘u çmend’ për Ronela Hajatin.
Artistja ka publikuar një video ku shihet përballë një numri të madh njerëzish pasi ka performuar me ‘Sekret’.
Ajo s’mundi ta lë skenën pasi turma nuk ndalonte duke duartrokitur dhe pêrmendur emrin e saj.
Pra nëse jo finalen, Ronela fitoi publikun! /Prive.al