Nuk pëlqehet ‘Përralla’ e Shqipërisë?! (Video)

By

E diela përfundoi me lançimin e shumëpritur të versionit final të përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision Song Contest.

Por ndryshe nga një vit më parë, kur Elhaida Dani befasoi me versionin përfundimtar, këtë herë nuk po pëlqehet ‘Fairytale’ e Eneda Tarifës.

Pavarësisht faktit se ka regjistruar një numër të konsiderueshëm të shikimeve në YouTube për pak orë ajo që bie në sy është butoni PËLQEJ/NUK E PËLQEJ, ku më e klikuar është nuk e pëlqej duke mbizotëruar atë që e kanë pëlqyer.

Shumë komentues të huaj janë shprehur se më i bukur ka qenë versioni në shqip i këngës sesa finali që do të interpretohet në maj./Prive

Artikuj të ngjashëm