Nuk ka më dyshime për prezantuesen e ‘Big Brother 10’?!

By

Prezantuesja Luana Vjollca mbrëmë mbylli sezonin e tretë të emisionit të saj ‘Shiko Kush Luan’.

Mëgjithatë, ky vit duket se do të jetë ndryshe prej të kaluarve për një arsye, faktin se Luana nuk do të mungojë deri në muajin Shtator në ekran.

Prezantuesja e konfirmoi se do të rikthehet shpejt, siç potencoi ‘brenda një muaji apo dy’ por pa zbuluar se me çfarë programi.

Kaq ka mjaftuar që të ngjallen dyshimet për rikthimin e shumëpritur e të shumëpërfolur të ‘Big Brother’ nën moderimin e prezantueses.

Periudha ‘brenda një muaji apo dy’ përkon me kohën e përfundimit të ‘Top Talent’ dhe lirimin e fashës së orarit të Premteve në prime-time, fakt të cilin e kishin konfirmuar qysh në Gusht të vitit që lamë pas  burime për Prive.al.

‘Në studion e re të televizionit, Nova, e cila ka një hapësirë prej rreth 2000 metrave katrorë aktualisht po finalizohet shtëpia për ‘Hell’s Kitchen’ që nis në muajin Tetor dhe përfundon në Janar. Planet janë që po e njejta shtëpi të modifikohet përgjatë periudhës Janar-Shkurt dhe tek ajo të realizohet edicioni i ri i Big-ut nga pjesa e dytë e muajit Mars deri në fund të Qershorit 2020, gjithmonë nëse gjërat nuk dështojnë rrugës.’- patën deklaruar burime për portalin tonë në verën e vitit që lamë pas.

Indikacionet e Luanës përputhen me këtë version teksa mbetet të shihet nëse formati do jetë me njerëz të rëndomtë apo me fytyra publike. Zakonisht, në edicionet paraprake audicionet janë hapur shumë muaj përpara, gjë që ka munguar këtë herë dhe nëse formati do jetë me njerëz të thjeshtë dhe jo me VIP-a produksioni pa dyshim se është pak vonë në këtë drejtim.

Ndryshe, prezantuesja historike e formatit, Arbana Osmani do të nisë javën që vjen sezonin e ri të ‘Dua të të bëj të lumtur’ dhe duket se mbase edhe për shkak të viteve dhe brendimit të vetes me formate më familjare, e ka përmbyllur kapitullin e moderimit të reality-show më të ndjekur në Shqipëri./Prive.al

Artikuj të ngjashëm