“Nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23”, Flori përlotë në 40-vjetor

By

Flori Mumajesi sot ka ditëlindjen jubilare.

Kantautori i njohur mbush sot 40 pranvera.

Prefiksi i ri e gjen kantautorin, me ndjenja të përziera.

Ai i është kthyer Instagram-it nga i cili është shmangur tash e një kohë për të ndarë personalen e tij.

Në një ditëlindje pa të shtrenjtën nënë që u nda nga jeta kohë më parë, Flori në shkrimin e tij krah fotos nga fëmijëria është shprehur:

“Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti. Prej kohësh nuk e bëj më, mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme të ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur me këtë foto dhe pikërisht sot. Sot u zgjova djersitur dhe bëra të çohem nga krevati më erdhi era loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era që vdisja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirë në botë. Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit. Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur se kam një telefonatë nga ty, një mesazh! Më ike ditën që më linde mushe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23″.

Kujtojmë se Flori prej kohësh nuk është aktiv me projekte muzikore, duke zgjedhur të shkëputet për një kohë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm