Nuk do të mund t’i mbani dot lotët me këngën e re të Alban Ramosajt

By

Kjo është kënga që Alban Ramosaj e pati më së vështiri ta ndajë me fansat e tij.

Kënga “Plagë” i dedikohet babait të tij të ndjerë, Muhamet Kamerolli.

“E kam të vështirë të publikoj ktë postim, lëre të publikoj një këngë e videoklip mbi ktë temë që unë rrallë herë jam shprehur e madje as familjarët e mi nuk më kan parë apo dëgjuar në momente të dobëta emocionale sic më shihni e dëgjoni në “Plagë”…

Por, kjo është e vërteta ime dhe jam koshjent që ka të tjerë qe jan “njohur” me Vdekjen në një formë apo tjetër, dhe ndaj, kjo këngë është për të gjithë ata të cilët mendojnë se mund të ken pas një lloj padrejtësie apo jan në kërkim të arsyeve… Nuk jeni vetëm.

“Plagë” fton të gjithë ata që e ndjejnë veten në këto vargje dhe nuk gjetën gjenezën e fajit.

Në kujtim të tim Ati. (Muhamet Kamerolli 1963-2010)”, shkruan ai për këngën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm