Pak ditë më parë, prezantuesi Labinot Gashi befasoi me njoftimin e tij se do pauzojë për një kohë nga televizioni.
Ky njoftim që erdhi si rrufe në qiell të pastër u pasua me një zhvendosje të tij në Gjermani dhe Zvicërr.
Por, duket se krahas rikthimit të tij të mëvonshëm në tëlevizion, Labin së shpejti do ta shohim edhe në një tjetër dimension.
Prive.al nga burime shumë të sigurta ka arritur të mësoj se prezantuesi në fjalë po e mendon seriozisht edhe depërtimin në muzikë të cilin së fundmi e provoi në një prej emisioneve para përmbylljes së kapitullit me RTV 21.
Tutje, burimi në fjalë ka deklaruar se Labi i ka gati plot tre këngë të cilat mbase së shpejti do t’i publikojë në tregun muzikor shqiptar.
Se kur do e hedh këtë hap prezantuesi mbetet të shihet me kohën. /Prive.al