Reperi Bim Bimma dhe këngëtari Korab Shaqiri kanë përgatitur një këngë të re, të cilën do ta lansojnë së shpejti.
Kënga tashmë vetëm se ka përfunduar dhe realizimi i klipit është në përfundim!
Mësohet se kënga ka temë sociale dhe ka të bëjë me situatën në të cilën po jetojmë. Projekti trajton mosmarrëveshjet e zonave, të besimeve fetare,të gjinive dhe ato të moshave.
Kënga prek shumë fort dhe bindshëm edhe demarkacionin një situatë aktuale e cila përshkruhet në vargjet e Bimit ku thotë ‘Për qat pllamë tokë, e qoj Evropën n’kam’
Kjo këngë vjen si pasojë e zhvilimeve të fundit politike dhe si revoltë ndaj premtimeve të politikanëve për për shtetin e Kosovës!