NORA ISTREFI PAK PARA LINDJES!

By

Këngëtarja Nora Istrefi ka publikuar një fotografi pak ditë para lindjes së saj. Artistja shumë shpejt do të shijoj edhe statusin e të qenit prind për të cilën ka treguar se mezi po e pret këtë gjë.

Prive mëson se Nora do të lind në një spital privat por jo në Prishtinë. Ajo ka vendosur që fëmija e saj të lind në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup.

Gjinia e foshnjes tashmë është bërë e ditur. Nora dhe Roberti do të jenë prindër të një vajze.

Ajo që mbetet pikëpyetje do të jetë rikthimi në muzikë. A do të pushoj gjatë verës a po do të rikthehet menjëherë nuk dihet.

Bazuar në informacionet e mëparshme që Prive ka raportuar se Istrefi do të ketë produksione muzikore nga Babastars, përkatësisht nga lideri i tyre Getoar Selimi na bën të mendojmë se Nora do të jetë aktuale edhe këtë sezon të nxehtë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm