Shtatzënë gjatë bllokimit të pandemisë – Jonida Vokshi na tregon për eksperiencën e saj

By

Jonida Vokshi ishte e ftuar së fundmi në Prive për të na treguar momentet e saj më të rëndësishme në jetë.

Ka një jetë që është në ekran, dhe kësaj here në këtë intervistë ajo zgjodhi të largohej pak nga rrafshi profesional, për të na zbuluar shumë detaje nga jeta personale.

Na tregoi fill e mbarim – që nga njohja me Besnikun, lidhjen e tyre, propozimin për martesë dhe dasmën.

Të gjitha këto momente të veçanta arritën kulminacionin kur ajo mbeti shtatzënë gjatë muajit të mjaltit.

Teksa shtatzënia po shkonte shumë mbarë, botën e kaploi një pandemi dhe në pak muaj nisën edhe rastet e para në Shqipëri e më pas edhe në Kosovë.

Gjatë kohës së bllokimit kombëtar, Jonida ishte në mesin e shtatzënisë së saj, dhe na rrëfen eksperiencën e jashtëzakonshme.

Ndiqni të plotë në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm