Nora Istrefi e ka ndarë mendjen se kë do ta votojë në zgjedhje (FOTO)

By

Artistët dhe politika kanë flirtuar tash e një kohë të gjatë mes vete në estradën shqiptare. Këngëtarë të ndryshëm i kemi parë në vazhdimësi nëpër fushata zgjedhore e duke përkrahur fuqishëm individë të caktuar.

Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme prej tyre kanë zgjedhur të jenë më diskret në preferencat politike por këtu nuk bën pjesë Nora Istrefi.

Këngëtarja e ka ndarë mendjen se kë ta votojë dhe këtë e ka treguar publikisht përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Ajo mbrëmë vonë në InstaStory është shfaqur krah Eliza Hoxhës dhe mikeshës tjetër të saj, Jehona Sopit.

Nora ka veçuar numrin me të cilin konkurron Partia Demokratike e Kosovës dhe numrin që ka në listë Eliza Hoxha e cila pas shumë vitesh në muzikë dhe profesionin e saj si arkitekte vendosi që të hyjë në politikë duke iu bashkuar Kadri Veselit.

Një promovim në Instagramin e Norës me qindra mijëra ndjekës duket të ketë qenë i mirëseardhur për Elizën e cila nuk po ndalet nga një cep i Kosovës në tjetrin me aktivitete zgjedhore përkundër se fushata zyrtarisht nuk ka filluar ende. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm