Shumë është përfolur mbi relacionet në familjen Berisha me theks të veçantë në relacionin mes dy kunatave, Nora Istrefit dhe Tuna Sejdit.
Flasin, nuk flasin, nuk e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram e shumë shumë fjalë të tjera kanë shoqëruar nëpër portale një prej familjeve tashmë më të komentuara .
Sidoqoftë, relacioni vazhdon të jetë normal dhe kjo është dëshmuar edhe para pak minutash.
Pas Patrisit dhe Tunës, edhe Nora me Robertin janë nisur drejt Turqisë dhe normalisht janë bërë bashkë në resortet turistike ku pushojnë.
Kjo është bërë e ditur përmes një fotografie të postuar nga Patrisi ku ai shfaqet me djalin dhe Roberti me Renée në anën tjetër.
Nora dhe Tuna nuk kanë pozuar por mbase ndonjëra prej tyre është autore e kësaj foto, kujtim shumë i bukur në familje. /Prive.al/