Këngëtarja Nora Istrefi dhe vajza e saj Reneè, si nënë e bijë kanë udhëtuar bashkë jashtë Kosovës.
Ky është edhe njëri ndër udhëtimet e para të Reneè në një vend të Europës, ngase më parë kishte qenë në vizitë për pushime në disa prej vendeve bregdetare.
Ato të dyja ndodhen në Londër dhe këtë e ka bërë të ditur vet Nora duke publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram.
“Nga Londra me dashuri”, ka shkruar Nora, duke u shfaqur me një stil ‘casual’.
Që të dyja, nënë e bijë, duken bukur të shoqëruara nga njëra tjetra e të veshura me rrobat e trendeve të fundit. /Prive.al