Këngëtarja Nora Istrefi, tashmë njihet për udhëtimet e shumta jashtë Kosovës.
Një të fundit, artistja e hitit “Sa t’kom dasht”, e kishte në Emiratet e Bashkuara Arabe, më saktësisht në Dubai.
E nga ky udhëtim, Nora ka ndarë disa fotografi me ndjekësit në mediat sociale, teksa shihej duke bërë xhiro me motoçikletë bashkë me vajzën e saj, Renee dhe po ashtu edhe shëtitje me deve.
Në disa fotografi të tjera, Nora është shfaqur në bikini, ku sigurisht vëmendjen e marrin format e saj të lakmueshme trupore.
38 vjeçe dhe kaq në top formë? Epo, Nora nuk është njësoj.