Reperi nga OTR, Noizy, siç do t’i shkonte mendja pak kujt u paraqit mbrëmë në një koncert të planifikuar, atë në Ferizaj.
Ndonëse pak orë më parë u përfshi në përleshje të armatosur në qendër të Prishtinës nga e cila edhe u plagos, më energjik se kurrë, reperi doli para publikut ferizajas.
Koncertin kur u ngjit para turmës së ekzaltuar ai normalisht e nisi me diss, kundër Babastars.
Me ofendime të rënda specifikisht për liderin, Getoar Selimi ai nuk përtoi të tregojë as gishtin e mesëm në dissin e vjetër për të vazhduar më pas me produktet tjera muzikore.
Ndryshe, Noizy ishte menduar se do performonte edhe në Mitrovicë por shkaku i zgjatjes së procedurave në stacion policor u desh të shtyjë për tjetër ditë koncertin e paraparë. /Prive.al/