Si dy miq shumë të mirë, Noizy dhe Yll Limani ia lejojnë vetes që të bëjnë edhe pak humor me njëri-tjetrin.
Por, Noizy duket ta ketë rritur dozën pak së fundmi.
Ai ka ngacmuar me shaka Yllin publikisht në fundjavë, marrë shkas nga stili i tij i veshjes.
Në disa shkrepje nga aeroporti ku Ylli shfaqet sportiv, Noizy është shprehur:
“Edhe fotot edhe ja ka nis me u veshë me tuta. Inspirim për rininë. Edhe pak e fus në OTR”.
Në një tjetër postim, Noizy – Yllin e ka konsideruar si versionin “Ali Express” të tij, term ky i përdorur për kopjet kineze të platformës së shitjeve online.
Veçanërisht pas super projektit të përbashkët, dy artistët janë shfaqur edhe më shpesh krah njëri-tjetrit.
Një video e liderit të OTR duke e sfiduar Yllin me shpejtësi në një nga Ferrarit e tij, pak javë më parë bëri xhiron në rrjet. /Prive.al
View this post on Instagram