Kjo e Hënë pushim e ka gjetur reperin Noizy teksa shijon bukuritë e jugut të Shqipërisë.
Duke pasur parasysh faktin se gjatë gjithë verës është i zënë me koncerte që mund të jenë shpesh dy deri në tre brenda një date, Noizy ka sjellur verën më herët, por jo i vetëm!
Ai, siç shihet edhe në foton e ndarë me ndjekësit në rrjete sociale është krah Oriola Marashit, vajzës që ka tash e një kohë që trumbetohet si prurja e re e OTR por që akoma nuk ka debutuar taman me ndonjë projekt muzikor.
Nuk dihet nëse në plazhet e jugut të Shqipërisë po xhirohet ndonjë bashkëpunim i dyshes apo dyndja drejt zonës joniane është thjesht 100 përqind vetëm për relaks e pushim. /Prive.al