Dikur shërbenin si inspirim për njëri tjetrin për të krijuar këngë ‘diss’, madje shkuan aq larg sa që konflikti u bë edhe fizik.
Por me kalimin e viteve plagët u mbyllën dhe reperët Ledri Vula e Noizy kanë hapur një kapitull të ri.
Madje ata po kalojnë shumë mirë me njërin – tjetrin.
Ledri sot publikoi një fotografi ku shihet me kolegun dhe tashmë mikun Rigels Rajku.
E fytyrat e buzëqeshura i ka shoqëruar me shkrimin: ‘Sikur të gjithë ju ta dinit’.
Por për çka e kanë vallë?!
Neve zogjtë na cicërojnë që të dy artistët janë duke realizuar një bashkëpunim, formulë kjo e shprehur tek Ledri i cili që nga rikthimi në skenë po sjell duete.
E bashkëpunimet janë të pranishme edhe te Noizy.
Nga gjithë ky raport që është krijuar nga reperët pas problemit të bën të dyshosh që në një të ardhme shoëbizi ynë mund ta shijojë edhe rregullimin e marrëdhënieve me rivalin e dyshes ‘Babastars’./Prive.al