Numëron sot një karrierë shumë të suksesshme me hitë që vijnë njëri pas tjetrit.
Kjo e ka bërë Noizyn që të jetë në majë të reperëve shqiptarë më të kërkuar e rrjedhimisht më të paguar.
Reperi kudo ku flitet shqip nuk ndalet përgjatë tërë verës dhe jo vetëm në koncerte.
Rigelsi ka qenë i pari që futi në trend dy koncerte për një natë por duket se tashmë ai ka kaluar në një tjetër nivel.
Besoni ose jo, në një ditë të vetme ai do jetë në tre vende.
Dita nis për Noizyn në Prizren teksa në mbrëmje ai do jetë në Podujevë dhe Ferizaj.
Puna e pastër nuk ka hile… /prive.al/