Po vazhdon drama e incidentit të ndodhur të mërkurën mbrëma në Pejë.
Teksa është lëshuar urdhërarrest ndaj Noizyt dhe Stresit, këta të fundit ende nuk janë kapur nga Policia e Kosovës.
Madje, të paktën nga Noizy, duket se ka kundërshtim për masën që në këndvështrimin e tij është e padrejtë.
Ai ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke mohuar fajësinë për rastin.
‘I bëj thirrje shtetit që të mos ndikohet nga portalet me tituj senzacional. Theksoj se nuk kam asgjë kundër shtetit apo policisë dhe i respektoj plotësisht. Gjithmonë kam qenë dhe jam i gatshëm të bashkëpunoj me të gjitha organet e shtetit. Megjithatë nuk është e drejtë të lëshohet një urdhër arrest ndaj meje pa prova të bazuara dhe verifikuara vetëm sepse dikush ka bërë një akuzë të pabazuar dhe për shkak të ndikimit të portaleve që nxisin opinionin publik dhe shtetin në mënyrë të gabuar’, është shprehur Noizy mes tjerash.
View this post on Instagram
Ai ka deklaruar se sapo ka ndodhur incidenti është larguar nga klubi, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e Medit që deklaroi publikisht se Noizy e ka sulmuar personalisht në fund të rrahjes brutale. /Prive.al