Reperi nga Shqipëria, Noizy, e mbaroi me kaq sezonën…
Gjatë gjithë mujave të nxehtë, artisti ka pasur shumë koncerte anë e mbanë trojeve shqiptare.
Ai solli projekte të reja mes tyre disa bashkëpunime duke veçuar ‘Toto’ që u shëndrrua në megahit, në duet me reperin gjerman Raf Camora.
Sot, Noizy postoi një fotografi në Instagram me përshkrimin: ‘deri herën tjetër’, duke zbuluar se ka nisur pushimet pas një periudhe të lodhshme verore.
Ai nuk e bëri të ditur lokacionin e as nga kush po shoqërohet, megjithatë ajo që dihet është reperi s’do kthehet për koncerte për pak kohë.
Kujtojmë që shumë shpejtë pritet të publikohet bashkëpunimi i tij me Dafina Zeqirin, dhe këtë e kanë konfirmuar të dy duke lëshuar pak nga kënga e re në rrjetet sociale./Prive.al